AKTUALITET

Tre persona pritë Julian Sulos, lëvizjet e autorëve para breshërive të plumbave

45 vjeçari Juljan Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë.

Ndërsa po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë.

Për t’i shpëtuar rrezes së sulmit Sula u largua me mjet drejt banesës së tij në afërsi të së cilës e gjeti dhe policia. 45-vjeçari u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Lushnjës mes spitalit dhe stadiumit të qytetit ku qytetarë të rastësishëm shpëtuan mrekullisht nga të shtënat me breshëri.

Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën. Në brendësi të të cilit policia gjeti një kallashnikov dhe një pistoletë që dyshohet se u përkiste autorëve të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button