EMRI/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua me armë në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen.
Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Janë shumë të paqarta rrethanat e ngjarjes për momentin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë.
Sipas “News24” viktima është identifikuar si Edmond Mëhalla (i njohur edhe si Edmond Hyka). Të njëjtat burime shkruajnë se ai është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja dhe motivet e saj.
Nga të dhënat paraprake që raportohen nga mediat thuhet se autorët kanë qenë 2 persona. Ata kanë hapur zjarr kur biznesmeni 43-vjeçar ndodhej në makinën e tij përpara karburantit që kishte në pronësi.
Sipas dëshmive autorët janë larguar me shpejtësi sapo janë siguruar që biznesmeni ka ndërruar jetë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset. Disa persona janë shoqëruar për sqarimin e rrethanave.













