AKTUALITET
Zjarr në zonën pyjore të Rribanit në Mallakastër, zjarrfikësit përballen me terren të vështirë

Mallakastër – Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën pyjore të Rribanit, në Bashkinë Mallakastër.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve hyrëse. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zona të tjera.
Deri më tani nuk raportohet për banesa apo persona të rrezikuar, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon







