AKTUALITET

Aksidenti/ “Benz”-i del nga rruga dhe përfundon mbi shtyllën e tensionit të mesëm

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës.

Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe, pasi është përplasur në kanalin anësor, ka përfunduar duke goditur një shtyllë të tensionit të mesëm.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat dokumentuan rrethanat e aksidentit dhe disiplinuan qarkullimin, pasi trafiku në zonë ishte i rënduar për shkak të fluksit të automjeteve në orët e mëngjesit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë. Megjithatë, specialistët e Policisë po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button