POLITIKË

“Edi Rama nuk ka më alibi”/ Bardhi nxjerr dosjen: Balluku intimidoi dëshmitarët, ja kush është vartësi i saj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për mbrojtje politike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

foto galeri

Sipas Bardhit, rreziku i intimidimit të dëshmitarëve dhe prishjes së provave është arsyeja kryesore pse ligji parashikon masa sigurimi. Ai thekson se SPAK, përmes metodave speciale të hetimit, ka provuar se Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarë.

“Provat ekzistojnë, madje janë sjellë edhe në Kuvend, por Niko Peleshi i ka mbyllur në kasafortë”, shkruan Bardhi, duke e cilësuar fshehjen e fakteve dhe zvarritjen e çështjes si manovra të dëshpëruara të Edi Ramës për të blerë kohë.

Sipas tij, çdo minutë që Belinda Balluku vazhdon të qëndrojë në detyrë përbën një vendim të drejtpërdrejtë politik të kryeministrit, me qëllim mbrojtjen e vetes dhe jo interesin publik.


Bardhi thekson se kryeministri nuk ka më asnjë rrugëdalje politike dhe se duhet të bëjë një zgjedhje të qartë: “Të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku para drejtësisë ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button