AKTUALITET

Aksident rrugor në segmentin Fier–Grecalli, në spital drejtuesi i motomjetit

Një automjet dhe një motomjet janë përfshirë në një aksident rrugor në segmentin Fier–Grecalli.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button