POLITIKË

Përgjimet e Agasit që filmonte fshehurazi/ Shehaj: Ramës i ka mbetur vetëm arratisja

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me një video-mesazh në rrjetet sociale pas daljes së përgjimeve të reja nga dosja e SPAK-ut, ku në qendër të hetimit del emri i Ergys Agasit që regjistronte takimet që bënte në vilën e tij.

Shehaj deklaron se përgjimet e SPAK tregojnë se Agasi regjistronte sistematikisht takime me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe eksponentë të krimit të organizuar, duke e përshkruar atë si nyjën kryesore për manipulimin e tenderave dhe. Shehaj thekson se Agasi është “bankomatii” i kryeministrit Edi Rama.

Shehaj deklaron se Ramës tani i ka mbetur vetëm një mundësi, të arratiset nga Shqipëria.

‘Kjo kushton 2 milionë, do të bëjmë 4 milionë. Kjo tjetra kushton 30, do ta bëjmë 60.’

Këto dalin nga dosja e SPAK-ut. Ergys Agasi regjistronte çdo takim që bënte me ministra, me deputetë, me zyrtarë të lartë, me biznesmenë, me eksponentë të krimit të organizuar. Çdo gjë e regjistruar. Dhe këto regjistrime janë pjesë e dosjes së SPAKut. Praktikisht Ergys Agasi ishte bankomati i Edi Ramës. Kishte mundësi të manipulonte çdo lloj tenderi. Çdo gjë kalonte nëpërmjet atij.

Tani Edi Ramës, pasi i kanë dalë këto përgjime, i ka mbetur vetëm një mundësi. Të arratiset nga Shqipëria.” – u shrpeh Agron Shehaj në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button