KULTURË

Critics Choice Awards 2026: lista e plotë e fituesve

Ceremonia e Critics Choice Awards 2026 u mbajt mbrëmjen e së dielës në Barker Hangar, në Santa Monica të Kalifornisë, duke vlerësuar projektet më të mira filmike dhe televizive të vitit të kaluar.

Evenimenti u moderua nga Chelsea Handler dhe mblodhi emra të mëdhenj të industrisë së filmit dhe televizionit, përfshirë Timothée Chalamet, Ariana Grande, Leonardo DiCaprio dhe shumë të tjerë.

Para ceremonisë, filmi “Sinners” kryesonte listën e nominimeve me plot 17 kandidatura, ndërsa në televizion, seriali “Adolescence” udhëhiqte me 6 nominime. Më poshtë, lista kryesore e fituesve të edicionit të 31-të të Critics Choice Awards:

                FILM

  • Filmi më i mirë: One Battle After Another
  • Regjisori më i mirë: Paul Thomas Anderson (One Battle After Another)
  • Aktori më i mirë: Timothée Chalamet (Marty Supreme)
  • Aktorja më e mirë: Jessie Buckley (Hamnet)
  • Aktori më i mirë në rol dytësor: Jacob Elordi (Frankenstein)
  • Aktorja më e mirë në rol dytësor: Amy Madigan (Weapons)
  • Aktori/Aktorja e re më e mirë: Miles Caton (Sinners)
  • Filmi i animuar më i mirë: KPop Demon Hunters
    TELEVIZION
  • Seriali më i mirë dramatik: The Pitt
  • Aktori më i mirë në serial dramatik: Noah Wyle (The Pitt)
  • Aktorja më e mirë në serial dramatik: Rhea Seehorn (Pluribus)
  • Seriali më i mirë komedi: The Studio
  • Aktori më i mirë në serial komedi: Seth Rogen (The Studio)
  • Aktorja më e mirë në serial komedi: Jean Smart (Hacks)

    MINISERIALE
  • Mini-seriali më i mirë: Adolescence
  • Aktori më i mirë: Stephen Graham (Adolescence)
  • Aktorja më e mirë: Sarah Snook (All Her Fault)
  • Aktori më i mirë në rol dytësor: Owen Cooper (Adolescence)
  • Aktorja më e mirë në rol dytësor: Erin Doherty (Adolescence)

             ANIMACION

  • Seriali i animuar më i mirë: South Park

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button