Aksident në Lushnje, një viktimë

Lushnje: Aksident me vdekje në Fier-Shegan në aksin rrugor Lushnje Berat. Nje mjet tip Benz me targa AB 929 MT ka përplasur një 55 vjeçar këmbësor.
Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes 55 vjeçari nuk ka mundur të jetojë nga plagët. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit një 3 5 vjeçar.
Viktima quhet Enver Pepa 59 vjeç ka tentuar të kalojë rrugën automobilistike teksa është përplasur për vdekje nga mjeti tip Benz me drejtues Orgest Kasa 35 vjeç. Të dy ishin banorë të fshatit Fier-Shegan.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.









