Urdhëri i Lamallarit/ Nis transferimi i të “fortëve” nga burgu i Durrësit në Fier

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e së martës, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit.
Ky vendim vjen pas urdhrit së ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë një takimi me drejtuesit e burgjeve, ku kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe transferimin e të burgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.
Burgu i Durrësit nuk është një burg me siguri të lartë, ndaj është parë e arsyeshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më në këtë burg. Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo zyrtarëve të arrestuar.
Më herët gjatë ditës, ministri i Drejtësisë shkarkoi nga detyra për këtë ngjarje drejtuesin e burgut, Indrit Cërrloj, ndërsa policia vuri në pranga 8 persona: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit, Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baci, Aranit Çela.









