
Një intervistë ekskluzive pritet të hedhë dritë mbi situatën e rëndë politike dhe organizative të Partisë Demokratike dega Fier teksa nën kryetari i saj, Genian Koçi ish kandidat për deputet, do të jetë shumë shpejt në studion e ALB365, në një përballje të drejtpërdrejtë me realitetin politik.
Pse Partia Demokratike e Fierit ndodhen sot në këtë gjendje?
Pse eksponentë të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike munguan në terren, përballë fermerëve dhe banorëve të zonave të goditura nga përmbytjet e dy herëve të fundit?
Si shpjegohet fakti që Partia Demokratike i dha 12 mandate deputetësh Partisë Socialiste?
Përse nuk u festua 35 vjetori i themelimit të PD dega Fier?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet kyçe që do të marrin përgjigje në këtë intervistë ekskluzive për ALB365, ku zëvëndës kryetari i PD dega Fier Gentian Koçi do të flasë hapur për:
gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dega Fier.
Krizat e brendshme dhe përplasjet politike.
Mungesën e përfaqësimit në zonat e prekura.
Përgjegjësitë politike për humbjen e mandateve.
Sfidat që e presin partinë në të ardhmen
Një intervistë që pritet të ngjallë reagime dhe debat, në një moment delikat për opozitën dhe për vetë strukturat e Partisë Demokratike në Fier.











