AKTUALITET

Ndryshime në drejtimin e maternitetit të Fierit, ikën Kozeta Rama, emërohet drejtues i ri Albert Lutaj.

Fier – Ndryshime të rëndësishme janë regjistruar disa orë më parë në drejtimin e maternitetit të Fierit. Sipas burimeve nga spitali rajonal dhe vetë materniteti, mësohet se Kozeta Rama , e cila ka ushtruar funksionin e shefes së maternitetit, është zëvendësuar në këtë detyrë nga mjeku gjinekolog Albert Lutaj.

Godina e maternitetit u zhvendos në ambient privat për një periudhë 18 mujore, kanë pohuar këto burime.

Disa muaj më parë, materniteti i Fierit u shpërngul nga godina ekzistuese për t’u vendosur në një godinë private, në pronësi të Kozeta Rama dhe mjekut gjinekolog Besnik Brahimaj duke nënshkruar një kontratë pronari i kësaj godine dhe drejtori i spitalit Rajonal Fier Arben Voja. Arsyeja zyrtare e zhvendosjes lidhej me rikonstruksionin e godinës së vjetër të maternitetit dhe pas periudhës 18 mujore materniteti do të rikthehet përsëri aty ku ishte.

Ende nuk dihet se sa është qeraja mujore që Ministria e Shëndetësisë i paguan pronarët e godinës për këtë shëtbim 18 mujor që u ofrua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button