POLITIKË

Nis me sherr parlamenti që bllokon arrestimin e Belinda Ballukut

Ka nisur me sherr dhe kaos seanca e parë parlamentare në sesionin e ri. Shkak është bërë prania e Belinda Ballukut në sallë, ndërkohë që ka një kërkesë për arrestimin e saj nga SPAK, që është bllokuar nga mazhoranca. Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë duke kërkuar largimin e Ballukut nga salla dhe vënien në lëvizje të Këshillit të Mandateve për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj.

Por kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka vendosur t’i bindet kryeministrit Edi Rama që ka vendosur që Këshilli të mblidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button