AKTUALITET

Përfundon darka e Ramës me Ivanka Trump, nisen drejt Orikumit

Ka përfunduar darka e kryeministrit Edi Rama me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, në Vlorë. Ata kanë darkuar në restorant “Gjurmët” që është pronë e Artur Shehut, një emër i njohur për shkak edhe të problemeve që ka pasur në të shkuarën me drejtësinë. Ai ka në pronësi edhe sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit ku pritet të shtrihet projekti i Jared Kushner.

Pas darkës private, Rama dhe Trump janë parë të largohen drejt Orikumit.  Në fokus të bisedimeve të kryeministrit me vajzën e Presidentit të SHBA besohet të kenë qenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës.

Ivanka Trump do të qëndrojë në Vlorë 48 orë. Ajo mbërriti mëngjesin e sotëm dhe do të largohet të premten.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Ivanka Trump po zhvillon gjithashtu takime të mbyllura me arkitektë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të projekteve, ku po diskutohet koncepti urbanistik dhe vizioni i zhvillimit turistik të zonës.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button