Pas fjalës së Berishës lëshohen molotovë dhe fishekzjarre, garda hedh gaz lotsjellës

Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbështetësit e opozitës hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së kryeministrisë. Ndërkohë garda iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit.
Partia Demokratike mbajti sot protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për bllokim të drejtësisë dhe korrupsion në shkallë të gjerë. Berisha edhe njëherë iu referua kryeministrit si “Ramaduro”, për të cilin thotë se drejtoi organizatën kriminale.
“Një javë të tërë Ramaduro krekosej me ftesën e Trump. E pat se si e përdori atë ftesë për të shitur vetën, sikur ishte themeluesi por çfarë ndodhi, ndodhi që në mbledhjen themeluese të Bordit aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos Edi Ramën nuk e pranonte salla”, u shpreh Berisha.








