AKTUALITET

Kapen me 34 kg kanabis në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Kanabisi ishte fshehur te shasia e automjetit, me qëllim trafikimin në Greqi.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë, tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar me automjet tip “Hyundai”, 44 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 34 kilogramë e 5 gramë).

Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Hyundai” dhe me 4 celularë të të arrestuarëve.

Ndërkohë strukturat e DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button