Disa orë para darkës këngëtarja shqiptare ishte një nga modelet që sfiloi për Balenciagan gjatë Javës së Modës së Haute Couture në Paris.
Dhe Dua Lipa dukej po aq e gëzuar teksa shkoi në darkën e mbushur me yje të shtëpisë së dizajnit të mërkurën në mbrëmje për të festuar.
26-vjeçarja mahniti me një fustan plot shkëlqim teksa po shkonte brenda festës private në Paris.
Dua kishte veshur një fustan të zi, i cili arrinte deri në tokë, me telat që shkëlqenin nën dritën e perëndimit të diellit në orën e artë.
Dua Lipa, Kim Kardashian dhe Nicole Kidman mahnitin gjatë ecjes në pistën e Balenciagas
Dua Lipa, Kim Kardashian dhe Nicole Kidman mahnitin gjatë ecjes në pistën e Balenciagas
Pjesa e sipërme e fustanit të saj shfaqte një prerje të ulët, me dekolte të lënë të ekspozuar ndaj ajrit të mbrëmjes.
Krijuesja e hitit “One Kiss” kishte veshur një gjerdan të shkëlqyeshëm në ngjyrë argjendi dhe një palë vathë të ngjashëm, ndërkohë që shtoi zgjatime në flokët e saj të errët të lidhur në një bisht shumë të gjatë.
Shkëlqeu në sfilatën e Balenciagas përkrah Kim Kardashian dhe Nicole Kidman, Dua Lipa: Një nder dhe ëndërr të jem pjesë e saj
Shkëlqeu në sfilatën e Balenciagas përkrah Kim Kardashian dhe Nicole Kidman, Dua Lipa: Një nder dhe ëndërr të jem pjesë e saj
Ajo mbante grim, duke përfshirë një penel të zi dramatik të gjatë.
Më herët të mërkurën ylli veshi një fustan të verdhë, i cili kishte një bisht dramatik që e ndiqte në pistën e Balenciaga.