AKTUALITET
Lëvizje në drejtuesit e disa komisariateve

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit.
Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante postin e shefit të Komisariatit të Krujës, është transferuar në Komisariatin e Pogradecit.
Ndërkohë Komisariati në Krujë do të drejtohet nga Santiljano Ndreut.
Ai vjen në këtë detyrë pas një përvoje si shef i krimeve në Komisariatin Nr. 5 në Kamëz, ku ka drejtuar sektorin e hetimeve.
Më tej, Gentian Dedej është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë së Bulqizës.









