Ssnremo/ Fitues u shpall Sal Da Vinci me këngën ‘Per sempre sì’

Edicioni i 76-të i Festival di Sanremo u mbyll me një finale të gjatë në Teatro Ariston, ku 30 artistë u rikthyen në skenë për natën përmbyllëse.
Fitues u shpall Sal Da Vinci me këngën ‘Per sempre sì’, duke marrë 22,2% të votave, në një garë shumë të ngushtë me Sayf, i cili u rendit i dyti me 21,9% për ‘Tu mi piaci tanto’. Vendin e tretë e zuri Ditonellapiaga me ‘Che fastidio!’, ndërsa pas saj u renditën Arisa dhe dyshja Fedez me Marco Masini.
Këngëtari shqiptar Ermal Meta nuk arriti podiumin, por fitoi çmimin ‘People & Planet Lab – Canzone Sostenibile’ për këngën ‘Stella Stellina’, për mesazhin social dhe promovimin e vlerave të qëndrueshmërisë. Çmimi i Kritikës ‘Mia Martini’ iu dha Ditonellapiaga-s, ai i Sala Stampa ‘Lucio Dalla’ Sayf-it, ndërsa Çmimi i Orkestrës shkoi për Arisa-n.
Sanremo 2026 u vlerësua për nivelin e lartë artistik dhe diferencat minimale në votim, duke konfirmuar rolin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Itali dhe Europë.









