Në dasmat shqiptare, leku hidhet letër. Bes Kallaku dhe Mateus Frroku kanë marrë pjesë së fundmi në një dasmë, ku kanë interpretuar disa nga këngët e tyre.
Dyshja të cilët sollën një muaj më parë këngën “Rrapatushe” kanë ndezur atmosferën dhe për këtë duket se janë shpërblyer shumë mirë.
Nga videot, shihen teksa paratë hidhen pa hesap. Në njërën prej tyre, shihet këngëtari Mateus i cili merr një fshesë gjatë dasmës dhe mbledh paratë që janë hedhur.
“O Mates Frroku o çun për shpi”, shkruan Besi krahas videos ku shihet duke mbledhur paratë me fshesë.