KULTURË

Ndahet nga jeta aktori Corey Parker

Aktori Corey Parker, i njohur për rolin e tij në serialin Will & Grace, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga halla e aktorit, Emily Parker, e cila bëri të ditur se ai ndërroi jetë të enjten në Memphis, Tennessee, pas një beteje me kancerin, raportoi TMZ.

Fansat e serialit mund ta kujtojnë Parker për rolin e Josh, të dashurin e personazhit Grace, të interpretuar nga Debra Messing. Ai u shfaq në pesë episode të sitcom-it të njohur.

Parker u bë një fytyrë e njohur në Hollywood gjatë viteve 1980, pasi interpretoi personazhin Pete në filmin horror Friday the 13th Part V: A New Beginning.

Gjatë karrierës së tij ai mori pjesë në disa filma dhe seriale të njohura, përfshirë:Biloxi Blues, White Palace, The Love Boat: The Next Wave, Nashville dhe Blue Skies.

Ai gjithashtu luajti përkrah aktores Kim Basinger në dramën romantike 9½ Week.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button