Ajo është vetëm 36 vjeçe dhe ka në duar timonin e një prej qeverive më të rëndësishme në Europë, siç është ajo e shtetit të Finlandës, por Sanna Marin bëhet shpesh temë diskutimi e rrjeteve sociale për veshjet e saj ekstravagante.
Vetëm pak javë pasi u komentua gjatë një foto e saj në palestër ku në pah dilnin format fizike (që duhet thënë se ishin mbresëlënëse) kryeministrja finlandeze është vendosur sërish në qendër të vëmendjes.
Edhe këtë herë për pantallonat e saj të shkurtra, që kishte veshur teksa mori pjesë si fanse e muzikës në festivalin “Ruisrock”, që u zhvillua në qytetin e Turku.
E martuar dhe nënë e një vajze, ajo është udhëheqësja më e re e një qeverie në botë dhe duket se me shfaqjen në “Ruisrock” i ka bërë edhe më tepër për vete qytetarët e Finlandës.
“Ne kemi kryeministren më të lezetshme!”
Ky ishte mesazhi që shpërtheu në rrjetet sociale pas postimit në Instagram të Festivalit Ruisrok, ku kryeministrja Sanna Marin shfaqet e buzëqeshur me një xhaketë lëkure, pantallona të shkurtra dhe çizme me prerje luftarake jashtë ambienteve zyrtare.
Postimi mori më shumë se 700 komente entuziaste.