Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRaporti/ 90 mijë shqiptarë me 5.5 dollarë në ditë

Raporti/ 90 mijë shqiptarë me 5.5 dollarë në ditë

Së fundmi, qeveria e ndërpreu 3 mijë lekëshin që u shpërndau pensionistëve për të përballuar rritjen e çmimeve, pas luftës në Ukrainë. Kjo e shtoi akoma më shumë peshën e shpenzimeve për më të varfërit, por duket se krizën nuk e kanë ndjerë vetëm pensionistër, por të gjitha familjet shqiptare.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Kjo shifër tregon se leku është zhvlerësuar me shpejtësi. Me të njëjtat sasi lekësh, po blejmë më pak.

Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë.

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë.

Monitor ka përllogaritur se nga rritja e çmimve, familjet shqiptare paguan rreth 30 milionë euro më shumë vetëm për ushqime.

Ndërkohë një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar ditët e fundit, me titull “Nga kriza në katastrofë” thotë se 90 mijë qytetarë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër. Bëhet fjalë për një shtresët të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Raporti vë theksin tek fakti se qytetarët shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, janë shtuar sa 3.2% e popullsisë së Shqipërisë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve si Shqipëria, të ndihmojnë shtresat në nevojë, duke reduktuar TVSH, duke ulur taksat e karburanteve për të normalizuar çmimet në vend.

Gjithsesi qeveria shqiptare duket se po shkon në drejtim të kundërt.

Një javë më parë, parlamenti miratoi ligjin që kompenson me 30% të shumës, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar tendera nga shteti, që është shqetësuar për humbjet e këtyre kompanive të mëdha

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME