AKTUALITET

Sherr në një lokal/ 3 të plagosur me thikë në Bulqizë

Tre persona janë plagosur në një sherr me thika në Bulqizë. Si pasojë e plagëve të marra ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës. Bëhet me dije se sherri nisi në një lokal.

Të rinjtë kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar, por debati ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Të plagosur kanë mbetur F.T., 26 vjeç, A.K., 26 vjeç dhe R.D., 22 vjeç. Mediat raportojnë se njëri ndodhet në gjendje të rëndë. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button