Roza Lati: ‘Më thanë ‘boll bëre milionerë të tjerët…’

Moderatorja dhe figura e njohur e ekranit, Roza Lati, ka rrëfyer detaje nga jeta dhe karriera e saj gjatë një interviste në A Krasta Show në Syri TV me Adi Krasta.
E bija e aktores së njohur Rita Lati u shpreh se është rritur mes artistëve dhe se fama për të ka qenë gjithmonë diçka e zakonshme.
“Shpesh më pyesin si është të kesh një mami artiste. Unë u them: si është mos ta kesh? Kur shkonim të blinim bukë, njerëzit e ndalonin për autografe,” tregoi ajo.
Lati foli edhe për projektet e saj në rrjetet sociale, duke theksuar se së fundmi ka nisur një vlog së bashku me nënën, ku ndajnë momente nga përditshmëria dhe biseda spontane.
Ajo u ndal edhe te eksperienca në Big Brother VIP Albania, duke treguar se pjesëmarrja në reality show erdhi në një moment të vështirë personal, por e ndihmoi të lidhej më shumë me publikun.
Roza Lati tregoi edhe për raportin me famën dhe publikun, duke theksuar se rritja në një familje artistësh e ka bërë të ndihet komode me vëmendjen.
“Kur njerëzit më flasin në rrugë, unë u flas mbrapsht, sepse kam parë gjithmonë mamin që komunikon me të gjithë. Për mua është krejt normale,” u shpreh moderatorja.
Roza Lati:
Është krenari për mua. E kam, e thashë në rrjetet sociale para se të ulesha këtu. Lajmërova të gjithë që jam e ftuar te Adi Krasta. Dhe si dikur, kur ke pas prezantuar Ethet dhe Klajdi Musabelliu, i vogli, i i vogël dhe në moshë, nën siklet që e pyeste, çfarë frike ke? Kam frikë thjesht nga pyetjet e tua Adi, që të thoshte.
Jo, absolutisht, por je peshë e rëndë Adi dhe unë dua të rri drejtë përpara teje.
Në fakt, frymëzimi im je ti. Unë jam fansja jote më e madhe Adi Krasta. Po, që unë nuk duhet të të them asnjëherë. E di që konsiderohesh një prej njerëzve më të mëdhenj, njerëzve më të mëdhenj. S’ka lidhje. Jo, del keq, del del del keq, del shëmtuar. Tashi, Tani më, okay, ta fillojmë nga e para. Muhabeti ynë gjithmonë ka qenë intervista.
Po, nuk kam patur stil tjetër jetese. Për mua ishte normale. Për shembull më ndalojnë njerëzit në rrugë edhe më thonë, si është të kesh një mami artiste? Dhe unë u them, si është mos ta kesh? Domethënë, unë të futem diku dhe njerëzit mos të më shohin, më bën përshtypje. Po të futem diku dhe të më shohin, për mua është krejt normale. Me mamin, kur kam qenë e vogël, pesë vjeçe, kur shkonim për të blerë bukë, shkonte nga këtu e aty 20 minuta se e ndalonin për autografe.
Se s’ka patur selfie në atë kohë. Në backstage-t e estrada e shtetit, që tani është një universitet, mbrapa muzeut, estrada e famshme e dikurshme, rrija në backstage te dhoma e artistëve, shihja aktorët që lyenin buzët, edhe mbaj mend haja buzëkuqet e kuqe, se thoja, po këto pse i hanë? Çfarë shije kanë? Dhe haja buzëkuqet. Kujtimet e mia. Nga ajo që shoh unë tani, ë, modeli i flokëve që ti ke bërë, është shumë Monroe.
Unë nisa stilin me flokët e shkurtra përpara tre viteve. I preva, i kisha brune, i preva shkurt siç i kam tani dhe i mbaja me bigudina siç i kam tani. Hyra dhe në shtëpinë e famshme me kamera, me atë model. U bëra bjonde sepse kisha në plan këtë projektin me mamin, vlogjet me mamin. I mbajta të gjata, sepse u bëra bjonde dhe kisha atë dëshirën ta shijoja një flok të derdhur, stil Pamela Anderson. Domethënë edhe sallonit ku unë kam ndryshuar flokët, i thashë do më bësh një Hollywood star midis Pamela Anderson, Marilyn Monroe dhe Madonna. Këto tre flokë bëhen mbi mua. Domethënë unë jam një kliente shumë e vështirë, pak tekanjoze, por ja kam dalë. Edhe i preva sepse doja t’i afrohesha me Ritën, me mamin, sepse dua nënë e bijë dy koketa, të cilat me shaka, me humor, sjellin buzëqeshje në publik, me vlogjet që ne bëjmë në përditshmërinë tonë.
Po. Një mikesha ime më tha, je media më vete, edhe ishte fjalë e madhe, rrugë e gjatë përpara, por më pëlqeu si fjalë.
Pikërisht këtë gjë thashë dje. Domethënë, nuk m’u bë pyetja kaq e bukur sa ju, se jeni akademi e gazetarisë, Adi Krasta, m’u bë në mënyrë më të thjeshtë, por përgjigja ime ishte, ka të bëjë shumë që unë jam rritur me një nënë artiste dhe jam rritur me famën, dhe nuk më bën përshtypje të jesh e famshme. Është normale që një vajzë që është me një familje me prindër intelektualë, me prindër të thjeshtë, sido që të jetë, por papritur hyn në televizion, papritur ka super vëmendje, të del nga kontrolli, fillon e pëlqen shumë veten. Ndërkohë në rastin tim, edhe shumë fëmijë të tjerë artistësh si vajza e Ema Andreas për shembull, Sara, edhe ajo është një vajzë shumë e thjeshtë, është nobël, e dua shumë.
Domethënë mendoj ka të bëjë shumë që ne që jemi rritur në vëmendje dhe në famën e prindërve, nuk më bën përshtypje. Domethënë mua kur më flasin në rrugë, flas mbrapsht. Sepse kam parë mamin që i flet të gjithëve. Si je? Mirë? Si je ti? Edhe unë. Mirë, si je ti, them sot e kësaj dite.
Une kam studiuar shkenca politike. Mami donte, mos më pyet. Mami donte shkenca politike. Një degë, tha mami, që çfarëdolloj gjëje të bësh në jetë, ta kesh brenda, se Akademinë e Arteve, ja ku e ke shkollën këtu tha. Pse harxhon kohë tha të bësh akademinë e arteve?
Po kam një revoltë të brendshme Adi. Kam një rebelim të brendshëm. Me ato antenat që mund të kuptoj unë përtej bjondllëkut që shes kam një revoltë për botën e tanishme, kam një revoltë për elitën botërore, për dosjet e Epstein, kam një revoltë për këto avionat me bishta të gjatë që spërcojnë me këto retë që i quaj unë re sintetike mbi kokë, se nuk më duken re të nënës natyrë, që më japin migrenë dhe dhimbje koke, që ja vë fajin reve. Domethënë, zhyten thellë në këtë trip, po pastaj dal edhe arti më shpëton.
E njerëzit, pastaj, , ai barabani i, i terrorizmit online, e merr një gjë, e transformon, e çon, ai e marton me dilemat, i fut emra edhe pastaj nuk dihet ku shkon. Po megjithatë, megjithatë unë kuptova që, dhe nuk ka rëndësi, padyshim që s’kanë rëndësi emrat, emrat janë realisht të parëndësishëm. Është ajo që përfaqësojnë këto emra e rëndësishme. Në këtë sens, duket sikur ti kishe një lloj, kishe një kritikë, kishe një qesëndi ndaj vajzave televizive të momentit.
Unë nuk e kam. Edhe shumë mirë që ma bëre këtë pyetje. Unë nuk e kam me vajzat e momentit që janë në ekranet e televizionit, unë e kam me industrinë e televizionit.
Për mua po tregohet e padrejtë. Mendoj se, , duhet të tregohem e matur të flas tani, se jemi dhe live, s’presim dot.
Mendoj është bërë pak, mendoj egoja është sëmundja e kësaj toke. Ta nisim nga këtu. Mendoj, njerëzit po duan të bëhen milionerë për vete dhe t’i japin thërrime të aftit. Kështu që, i afti nuk pranon më thërrime. Kështu që marrin një të paaftë. E aftësojnë gjatë rrugës, me thërrimet.
Ua aftësuan, e pretendon një, gjysëm fetë e buke, një kore më shumë. S’ka gjë, ik ti se marr një tjetër. Domethënë, unë mendoj se ky është mekanizmi i televizioneve tanimë. Përveçse për mua, përveç, televizionet janë bërë, po shkojnë drejt YouTube-it. Po thyhen rregulla. Unë vetë, Adi, kam thyer tabu në ekran. Kam provokuar, kam ngacmuar dhe unë vetë Roza Lati, që jam këtu para teje dhe të them, jam e shastisur se çfarë po transmetojnë televizionet tanimë, është gjë e madhe se unë vetë kam ngacmuar e kam provokuar. Kështu që është bërë, televizioni është bërë një YouTube.
Një miku im dikur më tha, “boll bëre milionerë të tjerët, bëj milionin tënd”. Dhe mua, ajo fjali më rëndoi në zemër. Dhe më hapi sytë. Mendoj se tani duke dalë në YouTube me mamin, po bëj milionin tim, kur i thonë shprehjes. Unë u rrita, u realizova vërtet, kalova ca ngjarje shumë të vështira personale. Ishte një vit i zi i imi 2023-shi, dhe kur më erdhi ftesa për të qenë në një shtëpi me kamera 24 orë, e pranova thjesht për të hequr mendjen.
Domethënë, diferenca ishte që unë jam e zanatit. Dola, mbaroi Bigu, duhet t’i rikthehesh atij televizionit dhe po shihja opsionet vërdallë. Tani, të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Shqiptarët e përcjellin shumë, e konsumojnë Bigun edhe vëmendja që unë pata me daljen nga aty ishte shumë më ekstra e madhe sepse unë hyra që njerëzit më njihnin përtej “ha ha”. Përtej skenikes, amballazhit që unë shes. Më njihnin Rozën, me shpirtin që kam, me normat që kam dhe me jetën që kam kaluar. Dhe njerëzit më njohën dhe pata një bum të madh dashnie nga njerëzit. Dhe kur erdhi puna për t’u ulur, për të folur për program, për të vazhduar, nuk më pëlqyen dillet edhe aq, Adi.
Edhe isha e vrarë. Edhe Bigu më thini pak, të them të vërtetën Adi. Tre thinja më kanë dalë. Kur unë kam dalë nga Big Brother. Kam qenë tek ashensori, drita lart, edhe i pashë tre thinjat. Unë ngjaj nga raca e babit, Adi. I im atë ka ndërruar, ka ndërruar jetë pa thinja në kokë. 50 e ca vjeç.











