LIFE STYLE

Nga komandant çete në Luftën e Dytë Botërore… deri te shkencëtar në laboratorët më sekretë të Amerikës.

Kjo është historia e Sejfi Protopapës.

Ai lindi më 20 shkurt 1923 në Berat. Ai ishte biri i një avokati me origjinë nga fshati Protopapë i Korçës, një familje me traditë arsimore dhe intelektuale.

Pasi kreu arsimin në Shqipëri, ai vazhdoi studimet në Itali. Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1944, u vendos në Shtetet e Bashkuara ku iu përkushtua shkencës. Atje mbrojti doktoraturën në Fizikë Bërthamore dhe ndërtoi një karrierë të rëndësishme në kërkimin shkencor.

Protopapa punoi në laboratorin e famshëm Los Alamos, një nga qendrat më të rëndësishme të kërkimit bërthamor në botë, ku u përfshi në projekte që lidhen me zhvillimin e bombës me hidrogjen gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Më vonë ai kontribuoi edhe në projekte të NASA-s, veçanërisht në zhvillimin e teknologjive të komunikimit satelitor me rreze lazer.

Figura e tij u bë e njohur edhe në kulturën shqiptare te para 90-es, paçka se e deformuar
Shkrimtari Dritëro Agolli me imazhin e tij krijoi personazhin “Sali Protopapa” në romanin “Komisari Memo”, i cili u bë i njohur për publikun edhe përmes filmit “I teti në bronz”.

Pas rënies së komunizmit, Sejfi Protopapa u kthye për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991, pas gati pesë dekadash emigrim.

Ai ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas një histori të veçantë që lidh historinë shqiptare me zhvillimet e mëdha shkencore të shekullit XX.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button