AKTUALITET
Përplaset Benzi me kamioçinën, dy të plagosur në spital.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier- Lushnje, ku dy automjete tip “ Benz” dhe kamionçinẽ janë përplasur me njëra – tjetrën.
Si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.








