Gara për kreun e Policisë së Shtetit, përfundon intervistimi i kandidatëve

Ka përfunduar intervistimi i 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, një nga pozicionet më të rëndësishme në drejtimin e forcave të rendit në vend.
Procesi i intervistimit, i zhvilluar gjatë ditëve të fundit, përfshiu një vlerësim të thelluar të përvojës profesionale dhe kualifikimeve të çdo kandidati.
Kujtojmë se intervistimi është zhvilluar sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që u paraqit për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.
Lista e kandidatëve:
1-Afrim Tafa
2-Alfred Çepe
3-Arjanit Arapi
4-Elidon Çela
5-Gentian Berberi
6-Gentjan Shehaj
7-Idajet Faskaj
8-Lorenc Panganika
9-Neritan Nallbati
10-Pëllumb Seferi
11-Rebani Jaupi
12-Saimir Boshnjaku
13-Skënder Hita
14-Tonin Vocaj










