AKTUALITET
Emrat/ Ja 5 kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë me në shumë pikë.

Komisioni i Posaçëm i ngritur për verifikimin e 14 kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, këtë të enjte, pritet t’i dorëzojë ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, listën me pikëzimin e kandidatëve.
Lamallari pritet të marrë në dorë të plotë listën me pikëzime, nga më i miri te me i dobëti, vlerësuar me pikë.
Sipas ligjit, 1 prej emrave të renditur në krye, ministri ia propozon Këshillit e Ministrave për emërim, me një relacion të plotë argumentues. Vendimi për kryepolicin e ri mund të merret brenda javës.
5 drejtuesit më të kuotuar për t’u renditur si më të mirët në pikëzim janë:
Tonin Vocaj,
Skënder Hita,
Elidon Çela,
Lorenc Panganika
Afrim Tafa.











