Greqi – Një djalë tre vjeçar është mbytur në një pishinë shtëpie në fshatin Pazinos të Akrotirit në Greqi.
Fëmija, sipas informacioneve, ndodhej në vendngjarje me të atin me origjinë shqiptare, i cili po kryente punë. Në rrethana ende të paqarta, fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, ka rënë në pishinë nga ku është nxjerrë pa ndjenja pak kohë më pas.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e EKAB-it, e cila ka pritur vogëlushin në gjendje kome. Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit të EKAB dhe mjekëve të spitalit të Chanias ku u transferua, ai ndërroi jetë. Një hetim paraprak për shkaqet e tragjedisë po kryen nga komisariati i Soudës.