7 arsye për të konsumuar rregullisht brokolin

Brokoli konsiderohet si një “super-ushqim” i vërtetë, pasi ndihmon imunitetin, zemrën, tretjen dhe madje ka rol mbrojtës ndaj sëmundjeve serioze, prandaj rekomandohet të konsumohet rregullisht.
Përfitimet kryesore të brokolit
1. Forcon sistemin imunitar, pasi është shumë i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, duke ndihmuar trupin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet.
2. Mbron zemrën, pasi ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe përmirëson shëndetin e enëve të gjakut.
3. Ka efekt kundër kancerit, pasi përmban substanca të fuqishme antioksiduese dhe mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të tumoreve.
4. Forcon kockat, me vetitë e pasura me kalcium dhe vitaminë K, gjë që ndihmon në ruajtjen e densitetit kockor.
5. Përmirëson tretjen, përmes fibrave të shumta që ndihmojnë zorrët, duke vepruar edhe kundër kapsllëkut dhe për një sistem tretës më të shëndetshëm.
6. Ndihmon në dobësim, pasi ka pak kalori dhe jep ndjesi ngopjeje për një kohë më të gjatë.
7. Detoksifikon organizmin, pasi ndihmon trupin të largojë toksinat dhe përmban përbërës që mbrojnë qelizat.
A ka ndonjë anë negative?
Po, pasi brokoli mund të shkaktojë fryrje te disa persona. Nuk rekomandohet në sasi të mëdha për ata me probleme specifike të stomakut ose pankreasit.











