AKTUALITET

Plas në studion e TCH/ Alfred Lela braktis në mes emisionin e Grida Dumës.

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është larguar nga studio e ‘Top Story’ pas përplasjes me moderatoren dhe autoren Grida Duma.

Debati nisi pas një komenti të Lelës ndaj moderatores Duma. Pas kësaj, Lelës, i është kërkuar nga vetë Grida Duma të largohet nga studio.

Pjesë nga debati:

Grida Duma: Top Channel të do ty këtu për të thënë të vërtetën.

Alfred Lela: Pse çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë.

Grida Duma: Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti.

Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam nxënësit yt. Atë gishtin fute ku të duash.

Grida Duma: Të nxjerr ty dhe shumë të tjerë që flasin kështu nga studio. Atë gishtin fute ti ku të duash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button