AKTUALITETTOP-NEWS

12 VITE ALB365 – NGA NJË IDE NË NJË ZË QË NDIQET NË TË GJITHË BOTËN!

Agjencia e lajmeve ALB365 shënon një moment të rëndësishëm në historinë e saj, duke festuar 12 vite aktivitet në informimin e publikut. E themeluar me synimin për të sjellë lajmin pranë qytetarëve në mënyrë të shpejtë dhe të besueshme, ALB365 ka arritur të krijojë një vend të rëndësishëm në median online shqiptare.

Përgjatë këtyre viteve, kjo agjenci ka përcjellë mijëra lajme, kronika dhe reportazhe, duke mbuluar zhvillimet më të rëndësishme në vend dhe më gjerë. Përkushtimi ndaj së vërtetës, profesionalizmi dhe korrektësia kanë qenë shtyllat kryesore që kanë udhëhequr punën e saj.

Ndërsa mbush 12 vite, ALB365 nis një tjetër kapitull të rëndësishëm, duke hyrë në vitin e 13-të të aktivitetit, me të njëjtin mision: informimin e saktë dhe në kohë reale të publikut.

Drejtuesit e agjencisë shprehin mirënjohjen për të gjithë lexuesit dhe mbështetësit, të cilët kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. “Faleminderit që na mbështesni dhe na lexoni” – është mesazhi që shoqëron këtë përvjetor, duke theksuar rëndësinë e besimit të publikut në punën e përditshme të medias.

Me synime të reja dhe ambicie për t’u rritur më tej, ALB365 premton të vijojë të jetë një burim i besueshëm informacioni për të gjithë.

Nga një nismë modeste, ALB365 është kthyer në një platformë të rëndësishme informimi, e ndjekur jo vetëm në Shqipëri, por në të katër anët e botës. Me mijëra lexues çdo ditë, agjencia ka ndërtuar një komunitet të gjerë që beson tek lajmi i shpejtë, i saktë dhe i paanshëm.

Për 12 vite me radhë kemi qenë aty ku ndodh lajmi – në terren, në çdo zhvillim, në çdo moment që ka rëndësi për qytetarët. Dhe sot, më shumë se kurrë, vijojmë përpara me të njëjtin pasion dhe përgjegjësi.
Falë jush, lexuesve dhe mbështetësve tanë, ALB365 vazhdon të rritet dhe të forcojë zërin e saj në hapësirën mediatike. Ju jeni arsyeja pse ne ecim përpara!

Na ndiqni kudo:
YouTube: ALB365
Instagram ALB365
Twitter (X)  ALB365
Facebook.   ALB365
TikTok.    ALB365
ALB365 është kudo – në ekran, në çdo moment!

Falënderojmë të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë që në hapat e parë të këtij rrugëtimi. Mirënjohje për web dizajnerin, grafistin, gazetarët, fotografët, videografët, si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët tanë nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit.

Një falenderim të veçantë për sponsorët e ALB365.

Pa kontributin dhe përkushtimin tuaj, ALB365 nuk do të ishte kjo që është sot.

Mirënjohje dhe respekt për secilin prej jush!

Faleminderit që na mbështesni dhe na lexoni çdo ditë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button