Video/ Protestuesit i zënë pritë në rrugë Belinda Ballukut

Në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”, protestuesit kanë parë Ballukun, e cila ishte e shoqëruar nga një vajzë, ku nuk kanë kursyer akuzat ndaj saj.
“O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “O hajdute te cila vilë do të shkosh”, ishin thirrjet e protestuesve ndaj saj.
Thirrjet e protestuesve vijnë në një moment kur Belinda Balluku ndodhet në qendër të hetimeve të SPAK.
Ditët e fundit, në kuadër të hetimeve ndaj saj, SPAK ka vijuar të publikojë dhe të mbledhë të dhëna që lidhen me një vilë luksoze në Palasë. Sipas materialeve të bëra publike nga hetimi, vila dyshohet se është në pronësi faktike të Ballukut, ndërsa në dokumentacion rezultonte në emër të personave të tjerë.
Po ashtu, në dosjen e hetimit janë bërë publike komunikime dhe dokumente që lidhen me projektimin dhe arredimin e vilës, ndërsa SPAK dyshon se prona është përfituar në mënyrë të tërthortë në
lidhje me marrëdhëniet me kompani që kanë përfituar tendera gjatë kohës kur Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.







