POLITIKË
“Një status bëri Spiropali, iu lëshuan jeniçerët e qeverisë”/ Ish-deputeti i PD: I sulen medias e biznesit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj i ftuar në një studio televizive foli për situatën brenda partisë dhe aktualitetin politik në vend.
Biberaj kritikoi ashpër edhe politikat e qeverisë ndaj medias dhe bizneseve, duke i cilësuar shumë të gabuara.
“E shikoni se çfarë ndodh me zonjën Elisa Spiropali? Një status dhe i janë sulur të gjithë jeniçerët e qeverisë. Edhe nëse ne bëjmë gabim me Ervin Salianjin, nuk e prek shumë qytetarin me atë që ndodh, kurse ajo që ndodh me Elisa Spiropalin prek pushtetin. Por siç i sulen jeniçerët asaj, ju sulen edhe juve, mediave u sulen çdo ditë bizneseve, çfarë pune ke ti me bizneset kur ato janë kryesore në një vend?”, komentoi ish-deputeti demokrat.








