AKTUALITET

Mashtrim i ri nëpërmjet sms-ve, qytetarët paralajmërohen: Mos klikoni linkun!

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon në Shqipëri, e cila synon vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve përmes mesazheve SMS në telefon.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, mesazhi vjen në emër të “VODAONE” dhe përmban tekstin: “Kujtesë miqësore: Sot skanojnë 12.** piket tuaja. Ju lutemi kërkoni dhuraten përmes këtij linku…”, i shoqëruar me një link të dyshimtë.

Sipas burimeve për Syri TV, bëhet fjalë për një tentativë phishing, ku qëllimi është marrja e të dhënave personale, bankare apo aksesimi i llogarive të përdoruesve përmes faqeve të rreme.

Qytetarët këshillohen që të mos klikojnë në asnjë rast në linkun e bashkangjitur, të mos japin të dhëna personale dhe të fshijnë menjëherë mesazhin.

Kompanitë zyrtare të telekomunikacionit nuk kërkojnë të dhëna personale apo shpërblime përmes linkeve të dyshimta në SMS.

Ky rast vjen në një kohë kur mashtrimet online po shtohen, duke përdorur gjithnjë e më shpesh emra institucionesh dhe kompanish të njohura për të mashtruar qytetarët.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button