AKTUALITET
Ekzekutohet çifti brenda makinës në Lezhë, identifikohet një nga viktimat

Detaje të reja dalin nga atentati i rëndë i ndodhur në Balldren të Lezhës, ku një automjet tip Audi Q7, me ngjyrë të zezë, u qëllua me breshëri plumbash.
Sipas informacioneve më të fundit, një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij.
Çifti dyshohet se ka humbur jetën në vend si pasojë e të shtënave.
Automjeti në të cilin ndodheshin është gjetur i bërë shoshë nga plumbat, ndërsa autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, duke i zënë pritë.









