AKTUALITET
Meta shfaqet pas kafazit prej xhami: Proces i turpshëm kundër meje

Kjo është dalja e tij e parë publike që pas arrestimit. Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur direkt me një fjalim pas kafazit prej xhami, ku ka lëshuar akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.
“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni seancën.”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami.








