AKTUALITET

Motori përplaset me ‘Benz-in’, plagoset rëndë 65-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në qendër të Fier-Sheganit, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, një 65-vjeçar nga fshati Toshkëz. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti tip ‘Benz’ i ka prerë rrugën motoçikletës, duke shkaktuar përplasjen.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 65-vjeçari kishte vendosur kaskën mbrojtëse, e cila dyshohet se i ka shpëtuar jetën duke zbutur goditjen.

Grupi hetimor pritet të kryejë ekspertizën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button