Vodafone Albania prezanton zgjidhje teknologjike në ndihmë të bujqësisë

Vodafone Business Albania merr pjesë për të pestin vit radhazi si partner kryesor në panairin “Ditët e Bujqësisë” (Agriculture Days), që po zhvillohet nga 28 deri më 30 prill në Lushnjë, duke riafirmuar rolin e saj si partner strategjik teknologjik për sektorin e bujqësisë dhe bizneset e vogla e të mesme në Shqipëri.
Në një kohë kur bujqësia përballet me rritje kostosh, presion klimatik dhe nevojë për efikasitet më të lartë, Vodafone Business sjell teknologjinë si një zgjidhje konkrete për zhvillim të qëndrueshëm. Me mbi një dekadë eksperiencë globale dhe e vlerësuar si lider në menaxhimin e shërbimeve IoT nga Gartner Magic Quadrant, Rrjeti numër 1 në vend, po transferon këtë ekspertizë edhe në Shqipëri. Këto zgjidhje u prezantuarn në panairit “Ditët e Bujqësisë” (Agriculture Days
Gjatë panairit, Vodafone Business Albania prezantohet si një “one stop shop” për të gjitha nevojat teknologjike të biznesit, nga konektiviteti dhe IoT, deri te zgjidhjet dixhitale dhe prezenca online.
Në fokus janë zgjidhjet inteligjente IoT, të dizajnuara për të sjellë përfitime konkrete:
1. Smart Agro – monitorim i tokës, klimës dhe ujitjes inteligjente për rritje rendimenti dhe reduktim të shpërdorimit
2. Smart Energy – monitorim dhe optimizim i konsumit të energjisë në kohë reale për ulje kostosh
3. Smart Fleet – menaxhim GPS i automjeteve dhe makinerive bujqësore për efikasitet dhe kontroll operacional

Këto zgjidhje demonstrohen live përmes dashboard-eve dixhitalë, duke e bërë teknologjinë të prekshme dhe të kuptueshme për fermerët dhe agrobizneset. Përveç zgjidhjeve IoT, kompania prezanton edhe Business Online, një platformë që u mundëson fermerëve, kooperativave, agroturizmeve dhe SME-ve të ndërtojnë prezencë online, të menaxhojnë klientët dhe të zhvillojnë shitje dixhitale, duke zgjeruar tregun përtej kufijve tradicionalë.
“Ne nuk jemi këtu vetëm për të folur për teknologjinë, por për të treguar se si ajo funksionon në praktikë dhe si krijon vlerë reale për bizneset shqiptare,” theksoi Marin Progri, Drejtues i shitjeve për biznesin në Vodafone Albania.
Vodafone Business Albania mbështet bizneset e të gjitha madhësive me konektivitet, zgjidhje IoT dhe shërbime dixhitale që nxisin inovacion, efikasitet dhe rritje të qëndrueshme. Si pjesë e Vodafone Group, kompania kombinon ekspertizën globale me njohjen e tregut lokal për të ndihmuar bizneset shqiptare të zhvillohen në një botë gjithnjë e më dixhitale.











