
Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Bylisit.
Për këtë qytet shumë të rëndësishëm për historinë antike të Ilirisë, BE-ja ka dhënë një fond nga taksat e qytetarëve europianë prej 6 milionë e 250 mijë euro.
Ka 6 vjet që askush nuk e di se ç’u bë me fondin për Bylisin. Asnjë ministër kulture nuk flet mbi këtë projekt.
Asnjë deputet i opozitës nuk flet për Bylisin.
Asnjë deputet i maxhorancës që mbulon këtë zonë nuk pyet se ç’u bënë këto fonde.
Asnjë nga mediat kombëtare nuk merr një kamerë për të parë se çfarë është bërë me fondet e taksave europiane të dhëna për këtë qytet antik.
Asnjë arkeolog, historian apo restaurator nuk flet për atë që po ndodh me projektin e BE-së në Bylis.
Të gjithë kanë heshtur dhe askush nuk flet në mbrojtje të trashëgimisë kulturore shqiptare.








