AKTUALITETTOP-NEWS

Dalin detaje nga vrasja në Qafë gjashtë, dyshohet se ka të plagosur

Zbardhen detaje te reja ne lidhje me ngjarjen e rende. Mesohet se zanafilla ka qene nje konflikt pronesie.

Njera nga palet ka shkuar ne karburantin e vellezerve “Ismaili” per t’u sqaruar ne lidhje me nje konflikt pronesie. Gjate debateve, mes paleve ka pasur konflikt fizik dhe nga ana e personave qe ndodheshin ne lokal eshte nxjerre nje arme automatike me qellim goditjen e personave qe kishin ardhur. Ne kete momente nga pala tjeter eshte hapur zjarr me arme duke shkaktuar vrasjen e Rexhep Ismailit.

Dyshohet se nga pala e autoreve te dyshuar, ka te plagosur. Viktima thuhet se ishte kreu i shoqatës Çamëria në Sarandë.

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button