AKTUALITET
Avokati shpjegon simbolin e “çuditshëm” të Ilir Metës në gjyq

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, u shpreh pas seancës në GJKKO edhe lidhur me një fotografi të bërë sot që po qarkullon në rrjet.
Avokati tha se ndryshe nga sa duket, Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës dhe jo atë të numrit ‘7’, që sipas tij nuk lidhet me asnjë përvjetor.
“Nuk bëri simbolin 7. Bëri shqiponjën. Nuk ka përvjetor. Është në lartësinë që e kërkon funksioni i tij si kryetar i PL-së. Ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore”,-tha Cakrani.








