AKTUALITET
Aksident në unazën jugore të Fierit, plagoset drejtuesi i një motomjeti

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.
Si pasojë e përplasjes, i plagosur ka mbetur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.








