AKTUALITET

Kontroll në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, gjenden sende të ndaluara

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje mbi një aksion “blic” të zhvilluar në IEVP e Lushnjës dhe të Elbasanit. Kontrollet janë ushtruar në qeli, regjimet e brendshme, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, si dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, si PS4, USB dhe pajisje te tjera elektronike.

May be an image of ambulance and tree

“Mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan. Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë.

No photo description available.

Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione. Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve.

May be an image of lighter and text that says 'InI Qilive Cilive G 16GB 26'

Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale” – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve. /LAPSI.al

May be an image of water heater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button