Tik-Toksi i 313-ës

Nga Çim Peka – Të gjithë e mbani mend sesi Edi Rama, me ligësinë e fytyrës së tij, përdori një dramë njerëzore për të mbyllur platformën e TikTok-ut në prag të fillimit të fushatës elektorale. Nga kjo studio, asokohe, ju paralajmëruam se arsyeja e vërtetë e mbylljes së kësaj platforme nuk kishte të bënte me ndikimin negativ të rrjeteve sociale, por me faktin se ai nuk mund të ndikonte në algoritmet e TikTok-ut, pasi pronarët e saj kinezë nuk kishin nevojë as për leje ndërtimi dhe as për të pastruar para.
Nuk dua ta ndyj gojën me fjalët e Belinda Ballukut për gazetarët, por fjalët e saj tingëllojnë saktë për pronarët. Ju e mbani mend sesi Saimir Tahiri, në vend që t’i hiqej imuniteti parlamentar, shantazhonte shefin e vet dhe diplomatë të huaj nga studio televizive, pronarët e të cilave bëjnë miliarda me firmën e kryeministrit.
I mbani mend besoj lotët me ngashërim të Belinda Ballukut, teksa qëndronte mes vrimave të tunelit të Llogarasë, dhe kamerat e një TV-je tjetër, që jeton me firmën e kryeministrit, kapnin çdo pikë loti, a thua se po filmonin një film epik. Ata lot të Belindës u kushtuan jo më pak se 50 milionë euro shqiptarëve.
Të njëjtën gjë bëri përsëri e njëjta gazetare dhe i njëjti televizion me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, pak ditë më parë. Edhe lotët e Karçanajt kushtuan jo pak, por disa qindra milionë euro.
E kemi parë këtë film edhe me Erion Veliajn dhe Linda Ramën. Sa herë njerëzit e Ramës kapen duke vjedhur, lotët e tyre vërshojnë si rrebesh në studiot e televizioneve të kapura. Prapa regjisë së çdo daljeje të tyre është TikTok-u ynë, i cili jo me algoritme, por me para publike, blen këdo që ka dalë në shitje.
Prandaj ai serbes u referohet gazetarëve me prapashtesën “-ar”, sepse ai ka blerë çdo pronar të tyre. Aty ku nuk blen, shantazhon; aty ku nuk ecën shantazhi, e rrit çmimin.
Kryeministri izraelit është në gjyq bashkë me pronar mediesh për një tender të vetëm publik, në këmbim të një linje editoriale pozitive. Largimi i Ramës duhet të marrë me vete të gjithë këta bastardë manipulues drejt 313-ës.









