AKTUALITET

Aksident pranë Kumanit/ Përplasen “Citroen”-i dhe një motor, plagoset drejtuesi i motorçikletës

Fier – Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kuman në aksin rrugor nacional Fier – Rroskovec, në qarkun e Fierit. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Citroen” dhe një motorçikletë.

Nga përplasja, drejtuesi i automjetit Alfred Shatëri  “Citroen” nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa drejtuesi i motorçikletës Mirjan Gergari ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal Fier me një automjet rasti, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët okularë, si dhe drejtuesin e automjetit tip “Citroen”, për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button