POLITIKËTOP-NEWS

‘Pa Ballukun në burg, s’ka BE’/ Saraçi: Integrimi kërkon llogari për korrupsionin dhe pastrimin e parave

Saraçi: BE tha se pa arrestuar Ballikun s’ka integrim. Pastrimi i parave, korrupsioni, problem, qytetarët të ngrenë stekën e reagimit…..

Gazetari Romir Saraçi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare gjatë emisionit “Task Force” në Syri TV, në një debat me moderatoren Sonila Meço, duke komentuar raportin më të fundit të Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Sipas Saraçit, raporti është “pasqyra reale” e gjendjes së vendit dhe dëshmi se Brukseli ka evidentuar qartë problemet me korrupsionin, zgjedhjet dhe pastrimin e parave.

Në deklaratën e tij, Saraçi theksoi se Bashkimi Europian nuk po i mbyll më sytë përballë aferave në Shqipëri dhe se raporti përmban sinjale të drejtpërdrejta për përgjegjësi politike e penale. Ai përmendi konkretisht emrin e Belinda Balluku, duke deklaruar se mesazhi i BE-së është i qartë: pa ndëshkimin e korrupsionit dhe pa standarde reale demokratike, integrimi europian mbetet i pamundur.

Disktuimi në studio:

Saraçi: Fatmirësisht Bashkimi Europian po kthen sytë edhe nga vendet e Ballkanit. Dhe ky është fakt që e thonë vetë liderët e Bashkimit Europian, nuk është as për meritë të Edi Ramës, as për meritë të opozitës… Kështu që… dhe ky është lajm shumë i mirë për shqiptarët që në këtë oazin 28 mijë kilometra katrorë, ku Edi Rama bënte çfarë t’i donte qejfi, Shqipëria ishte pronë e vet. Dhe nuk i interesonte siç e ka sakrifikuar Bashkimin Europian dhe integrimin për shkak të 1001 gjërave që kanë ndodhur këtu. Kurse, lajmi i keq është fakti që Bashkimi Europian i ka sytë hapur dhe na ka evidentuar 1001 arsye përse ne nuk mund të futemi në Bashkimin Europian. Nuk ka ndodhur, e ka shumë të druajtur gjuhën diplomatike Bashkimi Europian dhe kancelaritë europiane për sa i përket të marrurit me raste konkrete. Kurse në këtë raport ne shohim drejtpërsëdrejti që Bashkimi Europian kërkon arrestimin e Belinda Ballukut.

Në momentin që thotë, shpreh keqardhje për mosheqjen e imunitetit për vendimin e marrë, atëherë e kundërta e kësaj është heqja e imunitetit dhe hapja e rrugës së arrestimit. Pra de facto, Bashkimi Europian ka thënë që pa Belinda Ballukun në burg apo si motrat e Belinda Ballukut, ju nuk keni vend në Bashkimin Europian.

Meço: Patjetër, kushtëzon në këtë formë.

Saraçi: Pra, kjo është një. E dyta, Bashkimi Europian na ka thënë që ne sot në Shqipëri nuk bëjmë dot zgjedhje dhe nuk kemi bërë zgjedhje, qoftë për legjislacionin, qoftë për 1001 arsye që janë renditur aty, administrata, patronazhistët e të tjera me radhë.

Bashkimi Europian ne na ka treguar, sepse raporti është goxha i gjerë, për pastrimin e parave ishte goxha voluminoz kapitulli për detyrat për pastrimin e parave dhe për atë çfarë ndodh në Shqipëri, sepse është një shqetësim që ne e kemi eksportuar edhe në vendet e Europës. E sa e sa probleme të tjera në raport. Pra, na ka nxjerrë një listë të gjatë kushtesh duke na treguar që ne kemi dëshirën që t’ju bëjmë pjesë të Bashkimit Europian, por ju nuk jeni gati dhe nuk keni arritur të realizoni.

MeçoPo si arrin ky presion të përkthehet efektivisht, konkretisht në Shqipëri? Si arrin?

Saraçi: Kjo në Shqipëri nuk ka për t’u përkthyer asnjëherë. Zero, asnjëherë. Në qoftë se jo nga opozita, sepse opozita normal e ka bërë edhe sot që kemi këtë raport, kanë reflektuar, i kanë dy-tre meritat. Por ajo çfarë duhet të ndodhë në Shqipëri është që shqiptarët të kuptojnë tani, shqiptarët të kuptojnë, që kjo situata pak zi, që thuhet nga gazetarët kritikë, nga mediat kritike, nga opozita apo nga disa kancelari ndërkombëtare, nuk është shpikje e tyre se kanë inat Edi Ramën. Por jua thotë Bashkimi Europian, që si socialistë dhe demokratë e duan, sot Bashkimi Europian ju thotë: keni një, dy, tre, pesë… Keni 50 Belinda, keni 50 koncesione, keni keqpërdorime.

Dhe tani, qytetarët shqiptarë me këtë raport duhet ta marrin e ta shohin si pasqyrën e tyre, pavarësisht ngjyrimeve politike të djathtë, të majtë, blu apo rozë, dhe të ngrenë stekën e tyre të kërkesës së llogarisë për të detyruar si mazhorancën dhe opozitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button