Tirana pret konferencën e 63-të të rregullatorëve europianë të medias

Nisin në Tiranë punimet e konferencës së 63-të, Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA), që është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të medias në Evropë.
Për herë të parë, delegacione nga 42 vende të Europës, mirëpriten në Shqipëri nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, si vendi organizator i konferencës.
Punimet e mbledhjes së 63-të e EPRA-s që po mbahet në Tiranë në datat 20-22 Maj 2026, i hapi kryetarja e Bordit të EPRA-s, Znj. Stephanie Comey e cila shpjegoi se EPRA është një sistem vlerash jo politik.
Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, ka bërë një përmbledhje të shkurtër mbi aktivitetin kryesor gjatë 5 viteve të AMA-s me 550 vendime, mbi 60% e tyre me dakordësi unanime dhe me asnjë vendim të kontestuar nga shoqëria civile, industria dhe forcat politike.









