LIFE STYLE
Gjirokastra në festë, maturantët sot dita e fundit në shkollë.

Maturantët e qytetit të Gjirokastrës festojnë sot ditën e fundit të shkollës, duke mbyllur një nga etapat më të rëndësishme të jetës së tyre. Me emocione, gëzim dhe kujtime të paharrueshme, ata i japin lamtumirën bankave të shkollës për t’u përgatitur për një kapitull të ri.
Përfundimi i arsimit të mesëm shënon mbylljen e një cikli të bukur, por edhe fillimin e një rruge të re, me sfida, përgjegjësi dhe ëndrra për të ardhmen. Atmosfera festive ka përfshirë rrugët e qytetit, ku maturantët po festojnë së bashku këtë moment të veçantë.
Urime të gjithë maturantëve për këtë arritje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm!









